Bota

Rrahu dhe dogji 44-vjeçarin në sy të dy fëmijëve, arrestohet një nga më të kërkuarit në Europë

9 Qershor 2019, 05:36 Nga DOSJA
Rrahu dhe dogji 44-vjeçarin në sy të dy fëmijëve,

BRITANI– Një nga përsonat më të kërkuar në Europë ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Christopher Guest More Jr, i cili akuzohet të ketë rrahur për vdekje dhe më pas të ketë djegur një 44-vjeçar në sy të dy fëmijëve të tij.

Christopher ishte në kërkim prej 16 vitesh dhe u arrestua të enjten në darkë në Maltë. Ai u largua nga Britania në vitin 2003, vit në të cilin u shall në kërkim për vrasjen makabre të 44-vjeçarit Brian Waters, shkruan BBC.

Vrasja e Waters erdhi si pasojë e një borxhi droge. 44-vjeçari drejtonte një fermë kanabisi në Knutsford, Cheshire, kur autori i vrasjes shkoi t’i kërkonte borxhin së bashku me tre persona të tjerë.

Në konflikt e sipër Christopher e lidhi në karrige e rrahu deri në vdekje dhe më pas e dogji Waters në sy të dy fëmijëve.

Tre të tjerët, John Wilson, 69, James Raven, 60 vjeç dhe Otis Mattheës, 41 vjeç, ndodhen në burg të dënuar me burg të përjetshëm për bashkëpunim në vrasjen e babait të dy fëmijëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohet me i kerkuari ne europe brian waters britani christopher guest more jr arrestohet me i kerkuari ne europe brian waters britani christopher guest more jr

Sondazh

Poll