Sport

VIDEO/ Partizani nuk humbet në derbi ndaj Dinamos, por tre barazimet rradhazi peshojnë në klasifikim

1 Tetor 2021, 19:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Partizani nuk humbet në derbi ndaj Dinamos, por tre barazimet

ELBASAN-Derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit e vlefshme për javën e katërt të Superiores ka përfunduar me shifrat 1-1. Për mënyrën si shkuan ngjarjet, barazimi u duk më i drejtë për atë se çfarë prodhuan dy skuadrat.Dinamo gjeti e para avantazhin me anë të Ibraimit në minutën e 15’, ndërsa në shtesën e pjesës së parë, Sofranac u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, për një faull të rëndë ndaj Stenio Junior.

Partizani dominoi pjesën e dytë, ashtu siç pritej, teksa riktheu baraspeshën në minutën e 75-të, me një penallti të fituar nga Cara dhe ekzekutuar saktë nga sulmuesi brazilian Stenio Junior.Pas javës së katërt, Dinamo shkon në kuotën e 6 pikëve, me një fitore dhe më pas tre barazime radhazi, ndërsa Partizani nuk e ka provuar ende shijen e suksesit këtë sezon, pasi numëron një humbje dhe tre barazime.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dinamo partizani dinamo partizani

Sondazh

Poll