Aktualitet

Vrasja e nënkomisarit Hoxha, Policia e Shtetit ‘blindon’ Lezhën, kontrolle në pikat kyçe të qytetit

1 Tetor 2021, 20:26 Nga DOSJA
Vrasja e nënkomisarit Hoxha, Policia e Shtetit ‘blindon’

LEZHË– Policia e Shtetit ka dërguar forca të shumta policie në qytetin e Lezhë. Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha, policia ka ‘blinduar’ qytetin gjatë orëve të vona të mbrëmjes. 

Konkretisht, efektivët e forcave të rendit dhe të Policisë Rrugore janë ndarë në zona kyçe të qytetit, mes tyre edhe në zonën e Ishull Lezhës, ku ndodhi dhe krimi i rëndë, autori i të cilit, Aldi Rama është i vdekur gjithashtu. 

Mësohet se uniformat e shtetit po ushtrojnë kontrolle edhe në makina ku dyshohet se mund të ndodhen persona të dyshimtë. Saimir Hoxha u vra paraditen e 29 shtatorit nga Aldi Rama teksa zhvillonte një operacion anti-kanabis në Lezhë. Më pas, 21-vjeçari qëlloi veten dhe ndërroi jetë në spital. Nënkomisari Hoxha është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, duke iu shtuar listës së efektivëve të rënë në krye të detyrës.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blindohet lezha saimir hoxha vritet saimir hoxha blindohet lezha saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll