Bota

Qeveria e PNG pendohet për blerjen e makinave Maserati, i nxjerr në shitje me ulje çmimi

1 Tetor 2021, 12:13 Nga DOSJA
Qeveria e PNG pendohet për blerjen e makinave Maserati, i nxjerr në

PNG– Një flotë makinash Maserati, e blerë nga qeveria e Papua New Guinea (PNG) për samitin e liderëve të APEC në vitin 2018, me një lëvizje që bëri të shpërthente një zemërim i madh kudo, janë nxjerrë në shitje me ulje çmimi. Ministri i financave, John Pundari, pranoi se blerja e makinave luksoze ishte një gabim i tmershëm, ndërkohë që njoftoi se makinat do të nxirren në treg me një çmim të ulët prej 158 mijë dollarësh australianë. Qeveria e drejtuar në atë kohë nga ish-kryeministri Peter O’Neill, i bleu makinat për rreth 197 mijë dollarë secilën, duke shpenzuar në total 7.9 milion dollarë australiaë.

“Nëse do të kishim qenë largpamës, makinat Maserati nuk do të ishin blerë fare. Bëmë një gabim të tmerrshëm. Nëse nuk ke treg për Maserati në PNG, atëherë nuk ka arsye për të blerë Maserati,” tha ai.

Automjetet u blenë për drejtuesit botërorë të shoferëve që morën pjesë në samitin e 2018, megjithatë për shkak të polemikave që u ndezën rreth tyre, disa udhëheqës si kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern nuk pranuan të hipnin në to.

Burimi: The Guardian.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota makinat maserati png makinat maserati png

Sondazh

Poll