Art&Argëtim

Vajza e Antonio Banderas heq mbiemrin e nënës, do të mbajë vetëm të babait

30 Shtator 2021, 10:19 Nga DOSJA
Vajza e Antonio Banderas heq mbiemrin e nënës, do të mbajë

SHBA- Vajza e Melanie Griffith dhe Antonio Banderas, e lindur si Stella del Carmen Banderas Griffith, përmendi arsyen e ndryshimit duke thënë se thjesht dëshiron që ta shkurtojë emrin duke hequr një nga mbiemrat shtesë, atë të nënës së saj. Stella ka bërë dhe një kërkesë në gjykatë për ta ndryshuar ligjërisht këtë gjë sipas Page Six.

Gjithashtu, unë zakonisht nuk e përdor ” Griffith “kur i referohem vetes ose në dokumente. Pra, heqja e emrit do të përputhej me mënyrën si e përdor emrin tim zakonisht”, ka thënë ajo.

Emri i Stelës në bio-n e saj në Instagram lexon thjesht “Stella Banderas” pavarësisht se emri i saj i përdoruesit është “@stellabanderasgriffith”. Ajo dëshiron që emri i saj i ri të jetë Stella del Carmen Banderas.

Nuk duket se ka ndonjë çështje mes Stelës dhe të ëmës, ajo thjesht do të shkurtojë emrin për arsye prakticiteti. Stella, 25 vjeç, ka lindur në Spanjë dhe flet anglisht dhe spanjisht. Ajo është gjysmë motra nga ana e nënës e aktorëve Dakota Johnson dhe Alexander Bauer.

(m.k/dosja.l)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz antonio banderas antonio banderas

Sondazh

Poll