Art&Argëtim

E lirë nga kujdestaria e të atit, Britney Spears shpërthen në lot kur dëgjon vendimin e gjyqtares

30 Shtator 2021, 08:59 Nga DOSJA
E lirë nga kujdestaria e të atit, Britney Spears shpërthen

SHBA– Britney Spears u pushtua nga emocionet pasi mësoi se babai i saj, Jamie Spears, u pezullua nga kujdestaria e saj pas 13 vjetësh. Page Six shkruan se ajo shpërtheu në lot gëzimi kur mësoi vendimin nga gjyqtarja.

“Britney shpërtheu në lot kur dëgjoi vendimin e gjyqtarit. Për një kohë tepër të gjatë, ajo kishte filluar të mendonte se nuk do ta shihte kurrë ditën kur kontrolli dominues i babait mbi çdo aspekt të jetës së saj do të përfundonte, por më në fund ndodhi. Ajo po kërcen nga gëzimi,” tha një burim pranë saj.

Gjyqtarja e Gjykatës Superiore të Los Anxhelosit, Brenda Penny pranoi se ishte në “interesin më të mirë” të Britney -t që të pezullojë Jamie, 69 vjeç, nga aranzhimi ligjor kufizues që ai krijoi në 2008, duke kontrolluar çështjet personale, mjekësore dhe financiare të vajzës së tij të famshme. Jaime Spears u zbulua të kishte kontrolluar çdo detaj të jetës së saj, duke i dhënë ilaçe me forcë, monitoruar çdo bisedë dhe regjistruar me video në dhomën e saj të gjumit edhe kur ishte me të dashurin.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears shperthen ne lot britney spears shperthen ne lot

Sondazh

Poll