Art&Argëtim

Britney Spears drejt lirisë së plotë! Babai i saj pezullohet nga kujdestaria

30 Shtator 2021, 05:41 Nga DOSJA
Britney Spears drejt lirisë së plotë! Babai i saj pezullohet nga

SHBA– Babai i Britney Spears, Jamie Spears është pezulluar nga kujdestaria e këngëtares së njohur. Në vend të tij, është emëruar kontabilisti i certifikuar John Zabel, duke përmbushur këshu dëshirën e vetë Britney.

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Los Angeles, Brenda Penny tha se pezullimi i menjëhershëm ishte i nevojshëm pasi është “në interesin më të mirë të Britney Spears”.

Jamie Spears kishte mbikëqyrur financat e vajzës së tij që kur u vendos konservatoria në vitin 2008. Ai gjithashtu kontrollonte punët e saj personale deri në vitin 2019, kur ai u largua nga ai rol, duke përmendur çështje shëndetësore.

“Nëse zonja [Britney] Spears dëshiron të përfundojë kujdestarinë dhe beson se ajo mund të përballojë jetën e saj, ajo duhet të ketë atë shans,” thuhet në një dosje të fundit.

Seanca e radhës do të jetë më 12 nëntor. Në atë kohë, gjykata pritet të marrë një vendim në lidhje me përfundimin e kujdestarisë. Më 13 dhjetor do të ketë një seancë tjetër që ka të bëjë me një mori çështjesh financiare dhe kontabël.

Burimi: Goodmorningamerica

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears jamie spears britney spears jamie spears

Sondazh

Poll