Art&Argëtim

Premiera botërore e James Bond ‘No Time To Die’, Daniel Craig: Jam i lehtësuar që mund të shfaqet filmi

28 Shtator 2021, 19:18 Nga DOSJA
Premiera botërore e James Bond ‘No Time To Die’, Daniel Craig:

LONDËR- Premiera e filmit të ri James Bond ‘No Time To Die’ është mbajtur ditën e sotme në Londër. Sky News shkruan se aktori i James Bond, Daniel Craig gjatë premierës së filmit u shpreh se është shumë i lehtësuar dhe i lumtur që mund të shfaqin filmin në kinema.

“Ne kemi pasur COVID kështu që gjithçka duhet të vihet në perspektivë, apo jo? Jam shumë i lehtësuar: ne bëjmë filma Bond për kinemanë dhe jemi këtu dhe nuk mund të jem më i lumtur për këtë,” tha Craig

53-vjeçari mbërriti në premierë me një xhaketë ngjyrë të kuqe të errët mbi një këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë. Së bashku me Craig në premierë morën pjesë gjthashtu anëtarët e tjerë të kastit, përfshirë Ana De Armes, Rami Malek, Lea Seydoux dhe Lashana Lynch, në Royal Albert Hall. Ndërkohë që në premierën e filmit gjithashtu morën pjesë Princi i Uellsit Charles, Dukesha e Cornwall Camilla, Duka ëilliam dhe Dukesha e Kembrixhit Kate.

Dalja e filmit është vonuar për më shumë se një vit për shkak të shpërthimit të koronavirusit, por do të dalë në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar ditën e enjte.

(I.A/dojsa.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz daniel craig james bond james bond 'no time to die lashana lynch lea seydoux rami malek daniel craig james bond james bond 'no time to die lashana lynch lea seydoux rami malek

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Shtator 2021, 10:26

Ja si duket shtëpia më e famshme në Shqipëri

TIRANË – Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother Albania” po bën përgatitjet e fundit përpara fillimit të programit.Disa pamje të shtëpi...