Art&Argëtim

Luana Vjollca largohet nga Top Channel pas 15 vitesh, paralajmëron projektin e ri

28 Shtator 2021, 12:40 Nga DOSJA
Luana Vjollca largohet nga Top Channel pas 15 vitesh, paralajmëron

TIRANË –Luana Vjollca ka njoftuar ndjekësit e saj nëpërmjet rrjetit social Instagram se pas 15 vitesh në Top Channel do të largohet nga aty drejt një sfide të re.

Luana u ka drejtuar një letër personale fansave duke i falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për mbështetjen e tyre dhe ka falenderuar Top Channel për mundësitë që i kanë ofruar. Luana ka thënë se është e fokusuar në një projekt të sajin personal, gjë që na lë të kuptojmë se do e shohim së shpejti në ekran.

“Duke e marrë këtë konfirmim kaq të madh që ju kam në krahë në çdo hap, më ka lehtësuar peshën e vendimeve, ndoshta edhe pa dëshirën e plotë, por për shkak të rrethanave dhe arsyeve madhore, për të cilat nuk do të doja të flisja, ashtu siç kam zgjedhur përherë.Nga ky sezon nuk gjendem nën logon e Top Channel (i cili do të mbetet përherë shtëpia ime, ku u rrita dhe u zhvillova për 15 vite). Prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me ‘Shiko kush luan’.Për momentin “prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje”, shkruajti Luana.

 

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz luana vjollca luana vjollca le top channel luana vjollca luana vjollca le top channel

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Shtator 2021, 10:26

Ja si duket shtëpia më e famshme në Shqipëri

TIRANË – Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother Albania” po bën përgatitjet e fundit përpara fillimit të programit.Disa pamje të shtëpi...