Art&Argëtim

Nderimi i Rexhep Qosjes, Rama: Shpirt i madh, zotni burrë! Nuk erdha me duart në xhepa, ai më qortoi kur isha në opozitë, t

27 Shtator 2021, 11:57 Nga DOSJA
Nderimi i Rexhep Qosjes, Rama: Shpirt i madh, zotni burrë! Nuk erdha me

PRISHTINE- Kryeministri Edi Rama ndau me të pranishmit në ceremoninë e nderimit të akademikut Rexhep Qosja me “Yllin e Medaljes” një episod që për të është një mësim i paharrueshëm. Rama tha se kur ishte në opozitë, kamerat e kishin kapur teksa inaguronte një shkollë me duar në xhepa. Të nesërmen e asaj kohe, Qosja kishte publikuar një shkrim me titull “Opozitë me duar në xhepa”, ku kritikonte Ramën dhe mënyrën sesi ai po e drejtonte të majtën shqiptare. Rama tha se prej atij momenti, për asnjë çast nuk i ka vendosur duart në xhepa.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Rama: Fort i dashur profesor, i dashur Albin, kjo ditë më bën të ndihem krenar dhe i ndrojtur. Është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh. Të nderosh një njeri të admirueshëm është të marrësh në këmbim falas uratën e tij, kjo nuk ka si të më krenojë, duke qënë se jam kryeministri më i mirë mes artistëve. Përgjatë harkut të një jete, me qasje më kulmore, vetëdija e Qoses është një tipar dallues, zotni burrë. Profesor Qosja qëndron në kohë si shëmbull i gjurmimit, në një kohë kur zhurmat dhe pluhrat e kanë dominuar prej kohësh mjedisin e përbashkët publik. Së bashku me Kadarenë dhe të tjerët u bënë kumbarët.

Kjo është dita që të them se nuk kam ardhur me duar në xhepa, e kam fjalën një herë gjatë inagurimit të një shkolle në Tiranë, kamerat më zunë gafil me duart në xhepa, ju më qortuar se bëja opozitë me duart të xhepa. Tani dihet botërisht se kritikat nuk më bëjnë përshtypje, tani ju sfidoj të gjithëve të më kapin me duart në xhepa, jo se smë ka ndodhur po menjëherë më kujtohet REXHEP Qosja dhe tak i heq. Që kur më dhëmbi atëherë, kurrë më duart në xhepa. Sepse ato gërma i rendit njeriu që i ka mishëruar fjalët e thanë, në rrugëtimin e gjatë, që uroj të jetë ende shumë e gjatë. Më kujtohen disa qortime në Orakurin, që dua ti marr dhe personalisht, të flas shkurt, unë e kam vështirë të flas shkurt, e jo më kur përballem me ju. E vërteta opa lajka dhe onja është se Qosja është një shpirt i madh. Në të 85-tat e tij, mendimi i profesorit i freskët, dhe ai vetë duket i pandryshueshëm në skeletin e këtyre syzeve. është pa frikë një nga më të fundit viganë. Janë bërë dëshmitarë të tij, ai ka vazhduar të dëgjojet si zë këmbues i arsyes, ka vazhduar të lexohet si kalorësi i një stili. Ka vazhduar të dëgjohe

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture politike edi rama ne kosove rexhep qosja edi rama ne kosove rexhep qosja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Shtator 2021, 10:26

Ja si duket shtëpia më e famshme në Shqipëri

TIRANË – Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother Albania” po bën përgatitjet e fundit përpara fillimit të programit.Disa pamje të shtëpi...