Bota

Mbyllet procesi i votimit në Gjermani, pjesëmarrje më e lartë se në 2017! CDU/CSU dhe SPD janë ‘kokë më kokë̵

26 Shtator 2021, 16:46 Nga DOSJA

GJERMANI– Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet në Gjermani, ndërsa Exit Poll-et e para flasin për një rezultat të paparashikuar. Blloku i qendrës së djathtë CDU/CSU dhe Social Demokratët duket se janë shumë pranë me vota, pasi sipas parashikimeve kanë marrë 25% të votuave. Rreth 60.4 milionë gjermanë votuan sot për Bundestagun e 20 -të, për të zgjedhur pasardhësin e kancelares Angela Merkel pas 16 vitesh në detyrë, por ajo që ka rënë në sy është pjesëmarrja e lartë në votime, edhe pse 40% e votuesëve kanë preferuar që ta ushtrojnë vullnetin e tyre me postë.

Një prej tyre është edhe vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka zgjedhur që të votojë nga shtëpia. Nga votat e numëruara deri më tani, rezulton se partia e Merkel ka shënuar rezultatin më të dobët, duke pësuar një rënie në më shumë se 8% nga zgjedhjet e fundit.

Ndërkohë që nga votat e numëruara deri më tani, ulëset në Bundestag ndahen kështu: SPD 205; CDU/CSU 194; Të gjelbrit 117; FDP 97; AfD 82; të tjera 41.

Pasi rezultati zyrtar të bëhet publik, partitë politike do të hyjnë në bisedime për formimin e qeverisë së ardhshme të koalicionit, duke zgjedhur edhe pasuesin e Merkel. Në garë janë Armin Laschet, udhëheqësi i Kristian Demokratëve, garuesi i parë tejet i vrullshëm i cili e siguroi kanditaturën e tij duke mundur rivalin e tij Markus Söder. Olaf Scholz 62 vjeç, është ministër gjerman i financave dhe zëvendës i kancelares Merkel. Ndërkohë që e vetmja gruan në garë është Annalena Baerbock, e cila vjen nga radhët e “Të gjelbërve”.

Gjatë sondazheve që janë bërë muajt e fundit, socialdemokratët kanë kryesuar katër muajt e fundit në shumicën e sondazheve përballë konservatorëve, së fundi me një diferencë shumë të vogël, 2-3 përqind. SPD ka marrë 25 përqind, CDU/CSU kanë marrë te 22-23 përqind, duke vënë në dukje diferencën e vogël mes tyre.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zgjedhjet ne gjermani 2021 zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021 zgjedhjet ne gjermani 2021 zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 20:01

Zgjedhjet në Gjermani, SPD kryeson rezultatin

GJERMANI – Sipas një sondazhi të publikuar tani nga sondazhi i ZDF, shumica e gjermanëve (55%) do të preferonin qeverinë e udhëhequr nga SPD e qendrës së ...

Bota 26 Shtator 2021, 19:48

Në SHBA bie ritmi i vaksinimit

SHBA – Në New York beteja mbi vaksinimin e detyruar është ashpërsuar në distriktin më të madh shkollor të vendit.“Do të më pushojnë nga puna. Kjo është di...