Bota

“Gratë duhet të përfshihen në çdo aspekt të jetës”/ Presidenti Erdogan për aeroportin e Kabulit: Ne do të presim

26 Shtator 2021, 19:48 Nga DOSJA
“Gratë duhet të përfshihen në çdo aspekt

ANKARA– Turqia pret që qeveria në Afganistan të jetë “gjithëpërfshirëse” para se të arrihet ndonjë marrëveshje në lidhje me operimin e aeroportit strategjik të Kabulit. Lajmin e bëri me dije presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Turqia kishte planifikuar të ndihmonte në sigurimin dhe drejtimin e aeroportit por rënia e Kabulit u prishi planet për të ndihmuar në funksionimin e aeroportit. Po ashtu, Erdogan theksoi rëndësinë e një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Qeveria në Afganistan nuk është gjithëpërfshirëse. Përderisa situata të jetë e tillë, ne nuk do të jemi të pranishëm në Afganistan, por nëse qeveria do të jetë më gjithëpërfshirëse, ne mund të jemi atje, të pranishëm. Ne do të presim që të gjitha gratë të përfshihen në çdo aspekt të jetës në Afganistan në një mënyrë shumë aktive,” – tha Erdogan për transmetuesin amerikan CBS Neës.

Turqia ka zhvilluar bisedime të rregullta me talebanët në Kabul, ku ende ka një prani diplomatike.

Marrë nga barrons.com

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota recep tajip erdogan recep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 19:48

Në SHBA bie ritmi i vaksinimit

SHBA – Në New York beteja mbi vaksinimin e detyruar është ashpërsuar në distriktin më të madh shkollor të vendit.“Do të më pushojnë nga puna. Kjo është di...

Bota 26 Shtator 2021, 18:58

A votoi apo jo Merkel? Ja si qëndron e vërteta

GJERMANI – Risi këtë vit në zgjedhjet e Bundestagut, në Gjermani, përbën vota nëpërmjet postës, e cila mendohet se tejkalon atë të vitit 2017 dhe arrin de...