Bota

Çfarë do të ndodhë mes Kosovës e Serbisë? Pas takimit me Haradinajn, Merkel telefonon Vuçiçin

8 Qershor 2019, 11:00 Nga DOSJA
Çfarë do të ndodhë mes Kosovës e Serbisë? Pas

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas medieve kosovare, lajmi është bërë i ditur nga vetë Vuçiç para gazetarëve në Bratislavë të Sllovakisë, ku u zhvilluar forumi GLOBSEC, gjatë të cilit pati edhe një përplasje me homologun nga Kosova, Hashim Thaçi. (Lexo këtu)

Vuçiç u shpreh për mediet se temë e kësaj bisede telefonike do të jetë Kosova.

“Cila mund të jetë tema e bisedës? Kosova, natyrisht. Po kërkoj gjithashtu mbështetje nga Gjermania për investime shtesë, por natyrisht që tema do të jetë Kosova dhe Metohia”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër, kujtojmë se Haradinaj zhvilloi ditë më parë një takim zyrtar në Gjermani me kancelaren Merkel, ku mes të tjerash u fol edhe për taksën ndaj mallrave serbe. Haradinaj është shprehur i vendosur se taksa nuk hiqet, nëse Serbia nuk heq dorë nga politika penguese ndaj Kosovës. Se çfarë do të ndodhë me dialogun dhe tksën 100% për mallrat serbe në Kosovë, mbetet për t’u parë ditët në vijim, pas kësaj telefonate. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic merkel telefonon vuçiç aleksander vucic merkel telefonon vuçiç

Sondazh

Poll