Bota

Shtëpia e fqinjës 90-vjeçare në flakë, 4 adoleshentët bëjnë gjestin heroik për të moshuarën (Foto)

7 Qershor 2019, 14:00 Nga DOSJA
Shtëpia e fqinjës 90-vjeçare në flakë, 4

SHBA- Katër adoleshentë të Oklahomës kishin planifikuar të kalonin mbrëmjen që të dilnin së bashku. Ata nuk kishin idenë se deri në kohën kur do të mbaronin mbrëmjen, do t’u duhej të përballeshin me një situatë të vështirë, pasi shtëpia e fqinjës së tyre ishte përfshirë nga flakët.

Adoleshentët Dylan Ëick, Seth Byrd, Nick Byrd dhe Ëyatt Hall, përkatësisht 14-17 vjeç – ishin jashtë atë natë në Tulsa, kur ata vunë re erën e gomës së djegur. Pastaj, panë flakët që vinin nga shtëpia e fqinjës së tyre të moshuar Catherine Ritchie.

Menjëherë adoleshentët, të gjithë futbollistë në shkollë të mesme, vepruan për të shpëtuar jetën e fqinjës së tyre, ku dy prej tyre hynë në shtëpi, dhe dy të tjerë lajmëruan zjarrfikësen dhe fqinjët përreth.

Ritchie po përgatitej të shkonte në shtrat kur ra zjarri. Ajo u përpoq të dilte nga dhoma, por nuk mundi ,pasi tymi dhe flakët kishin marrë përmasa të mëdha.

Adoleshenti Dylan Ëick i tha CNN se Ritchie ndodhej e shtrirë në korridor, kur ai sëbashku me vëllanë u futën në shtëpinë e saj për ta shpëtuar.

Ndërsa vajza e saj, Missy Ritchie Nicholas, falenderoi djemtë në emër të nënës së saj dhe gjithë familjes së saj: “Faleminderit që menduat për një person tjetër, prindërit tuaj të cilët padyshim ju kanë mësuar në një mënyrë të tillë, që të bëjnë që ju të shpëtoni njerëz në nevojë dhe të ndërmerrni vendime heroike në emër të dikujt tjetër”.

(a.m/dosja.al)

Marrë dhe përshatur nga: CNN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota adoleshentet shpetojne 90 vjeçaren catherine ritchie shba adoleshentet shpetojne 90 vjeçaren catherine ritchie shba

Sondazh

Poll