Politike

Rama “shpërthen” kundër Metës: Kokërr tespie e Sali Berishës, jam tri hapa para!

Rama e quajti Metën një “kokërr tespihe në duart e Berishës”, që shumë shpejt shqiptarët, do e shohin bashkë me "kokrrat e tjera" sesi do të shpërndahet.

BERAT- Kryeministri Edi Rama tha se nuk ndihet i surprizuar nga vendimi i presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Rama e quajti Metën një “kokërr tespihe në duart e Berishës”, që shumë shpejt shqiptarët, do e shohin bashkë me “kokrrat e tjera” sesi do të shpërndahet.

Pjesë nga fjala e Ramës:

 E prisja edhe këtë. Përgjimet, tentativë e kotë. Unë jam tre hapa përpara. Do habiten, edhe kur ta shohin si ju ndodh kësaj here. Kur i shihni që bërtasin, mos harroni që bërtasin nga frika. Kujtoni Benin e vetëm në pyll dhe tregojuani edhe më të rinjve, kur Beni ecte nëpër pyll dhe në errësirë dhe bërtiste që të trembte frikën e vetë. Ata kanë frikë të madhe dhe s’kanë faj. Këta janë kokrra të tespieve së Sali Berishës, Meta, Mona Luli, të gjithë këta. Do i shihni ku do përfundojnë…do i shihni si do të shpërbëhen këto kokrra.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar sot zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje. Shkak për këtë, është bërë sinjalizimi se protesta e opozitës do të jetë e dhunshme. Argumentet shtjerruese, thekson Meta do të bëhen publike ditën e hënë më 10 qershor.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment