Bota

Dorëhiqet i dërguari i SHBA-ve në Haiti: Ky vend po shkatërrohet për shkak të ndërhyrjes së Amerikës

24 Shtator 2021, 05:48 Nga DOSJA
Dorëhiqet i dërguari i SHBA-ve në Haiti: Ky vend po

HAITI– I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Haiti, Daniel Foote ka dhënë dorëheqjen. CNN shkruan se Foorte ka publikuar një letër në të cilën shkruan për trajtimin çnjerëzor që po u bëhet emigrantëve në këtë vend, duke shkatuar një ‘tërmet politik’.

Në letrën e dorëheqjes që Foote ia dërgon kreut të Departamentit të Shtetit, Antony Blinken, thuhet Haiti është në gjendje katastrofike për shkak të ndërhyrjes së SHBA në punët e brendshme.

Sipas Foote, amerikanët kanë deklaruar mbështetje për një kryeministër të pavotuar.

“Krenaria që na bën të besojmë se duhet të zgjedhim fituesin – përsëri – është mbresëlënëse.  Ky cikël i ndërhyrjeve politike ndërkombëtare në Haiti ka prodhuar vazhdimisht rezultate katastrofike,” shkruan Foote ndër të tjera.

Pamjet e haitianëve në kampet e deportimit kanë tronditur botën dhe kanë shkaktuar një bujë të madhe e Kritika ndaj administratës së Biden.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota daniel foote dorehiqet daniel foote daniel foote dorehiqet daniel foote

Sondazh

Poll