Ministri francez takon sekretarin Blinken, Le Drian: Riparimi i marrëdhënieve Francë-SHBA do të marrë kohë
23 Shtator 2021, 20:56Nga DOSJA
FRANCË– Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian i tha Sekretarit të Shtetit Antony Blinken të enjten se do të duhet “kohë” dhe “veprime” për të riparuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pas një marrëveshjeje të Uashingtonit me Australinë për nëndetëset, e cila dëmtoi Francën.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Australia njoftuan një marrëveshje, sipas së cilës Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Australinë me nëndetëse me energji bërthamore.
Ky veprim zemëroi Francën, e cila tërhoqi ambasadorët e saj nga SHBA dhe Australia. Franca, në pesë vitet e fundit është angazhuar për arritjen e një marrëveshje për furnizimin e Australisë me nëndetëse konvencionale, të cilat operojnë me naftë.
Më herët gjatë javës, Le Drian shprehu shqetësim për atë që ai e karakterizoi si “mashtrim” nga njëri prej aleatëve më të vjetër të vendit të tij.
Ai u tha gazetarëve në OKB këtë javë se Shtetet e Bashkuara goditën Francën pas shpine dhe fshehën marrëveshjen e re për muaj të tërë.
Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, Le Drian dhe Blinken “folën mbi planet për konsultime të thelluara dypalëshe mbi çështjet e rëndësisë strategjike. Ata diskutuan strategjinë e BE-së për bashkëpunim në rajonin e Indo-Paqësorit.”
Të mërkurën, Presidenti Joe Biden dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike në përpjekje për të rindërtuar besimin midis dy aleatëve të NATO -s./VOA/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Një grup republikanësh të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikani i Ohajos, Bob Gibbs paraqitën disa nene të fajësimit kundër presidentit Joe...
AFGANISTAN– Një nga themeluesit e lëvizjes së Talebanëve dhe zbatuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islam kur ata sunduan për herë të fundit...
SHBA– Si Shefi i 20-të i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali i shumëdekoruar i Ushtrisë, Mark Milley thuhet se u zgjodh nga Presidenti i atëhershëm Donald ...
KOSOVË– Xhandarmëria serbe janë parë sot teksa vëzhgojnë situatën në Bërnjak, pas vendosjes së reciprocitetit me targa nga ana e institucioneve të Ko...
KROACI- Policia kroate ka shkatërruar një bandë që kontrabandoi më shumë se 100 emigrantë nga Bosnja në Kroaci dhe në drejtim të Evropës Perëndimore, dhe akuzoi...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka vënë në pranga një shtetas serb pasi tentoi të korruptonte një oficer policie me 10 euro.“Një qytetar deri sa ishte duke...
KOSOVË– Bllokada në Veri të Kosovës ka vijuar edhe sot, në ditën e saj të katër, mediat vendase shkruajnë se rrugët kryesore në Jarinjë dhe Bërnjak j...
SERBI- Vazhdon të jetë e tensionuar situata mes Kosovës dhe Serbisë. Në ditën e katërt të hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave, nga një media serbe qarku...
KOSOVË- Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në qytetin e Prishtinës, në afërsi të ndërtesës së Komunës në Arbëri.Një makinë tip “Ford” ka rrëshqitur...