Sport

‘Bojkotoi’ ndeshjen kundër Kosovës, Mali i Zi shkarkon nga detyra trajnerin serb Tumbakoviç

8 Qershor 2019, 15:43 Nga DOSJA
‘Bojkotoi’ ndeshjen kundër Kosovës, Mali i Zi shkarkon nga

MAL I ZI- Trajneri i Kombëtares malazezesë, Lubisha Tumbakoviç është shkarkuar pasi refuzoi që të merrte pjesë në ndeshjen kundër Kosovës, në sfidat kualifikuese për Euro 2020.

“Përveç që ishte një surprizë e pakëndshme, vendimi i Tumbakoviçit po ashtu përbën shkelje të përgjegjësive të tij profesionale të përcaktuara në kontratën e tij”, thuhej në njoftimin e Federatës.

Tumabakoviç, trajneri me prejardhje serbe, nuk mori pjesë në ndeshjen e luajtur më 7 qershor kundër Kosovës e cila përfundoi me rezultatin 1:1.

Përveç trajnerit në ndeshje nuk luajtën as dy lojtarë të tjerë që kanë lindur në Serbi, Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniç.

Pas bojkotit, Federata e Futbollit të Malit të Zi mori vendim për ta shkarkuar Tumbakoviçin, duke nisur kërkimet për zëvendësin e tij.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 lubisha tumbakoviç mal i zi - kosove euro 2020 lubisha tumbakoviç mal i zi - kosove

Sondazh

Poll