Sport

Ronaldo fantastik me tre gola dhe dërgon Portugalinë në finale, heshtin para tij shqiptarët e Zvicrës (VD)

5 Qershor 2019, 20:57 Nga DOSJA
Ronaldo fantastik me tre gola dhe dërgon Portugalinë në finale,

PORTUGALI- Portugalia ka arritur të fitojë gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, në Ligën A, me shfirën 3-1 ndaj Zvicrës, ku protagonist kryesor ishte ylli Cristiano Ronaldo. Ylli i Juventusit, arriti të shënonte 3 gola dhe çoi “luzitanët” në finalen e madhe.


Përballë shqiptarëve të Zvicrës, Ronaldo zhbllokoi shifrat që në minutën e 25-të, me një goditje fantastike dënimi, ku topin e çoi direkt e në rrjetë. Por nga pika e bardhe e penalltizë ziveranët me anë të Rodrigez, arriti të barazonte shifrat në minutën e 57.

Por kur kjo ndeshje po shkonte drej shtesave, u shfaq sërish Ronaldo dhe në minutën e 88-të, ai shënoi nga brenda zone pas një goditje të fortë me të djathtën, dhe vetëm 2 minuta më pas, plotësoi tripletën personale, teksa në një aksion tërësisht personal, realizoi një gol mjaft të bukur.

Tashmë, Portugalia kalon në finalen e Ligës së Kombeve, ku do të presë fituesin e çiftit të nesërm mes Holandës dhe Anglisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo liga e kombeve portugali zvicra cristiano ronaldo liga e kombeve portugali zvicra

Sondazh

Poll