Sport

Islandë-Shqipëri/ Mbrojtja kuqezi në gjumë, islandezët kalojnë në avantazh (Video)

8 Qershor 2019, 13:28 Nga DOSJA
Islandë-Shqipëri/ Mbrojtja kuqezi në gjumë, islandezët

ISLANDË- Mbrojtja shqiptare është thyer në minutën e 21-të pas një goli të shënuar nga mesfushori Jóhann Berg Guðmundsson. 

Me golin e shënuar Islanda ka kaluar në avantazh që në pjesën e parë, duke i vendosur djemtë e Rejas në presion për të përmbysur rezultatin. 

Sfida me Islandën është shumë e rëndësishme për fatet e Shqipërisë në Grupin H kualifikues. Në rast fitoreje shpresat për kualifikim rritën ndjeshëm, ndërsa në të kundërt vendi i dytë mbetet i vështirë për t’u arritur. 

Në grupin H të eliminatoreve të EURO 2020 janë: Franca, Islanda, Turqia, Shqipëria, Moldavia dhe Andorra. 

 

 

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport guðmundsson shenon gol islande-shqiperi guðmundsson shenon gol islande-shqiperi

Sondazh

Poll