Aktualitet

Zjarri masiv në Vajkan të Fierit/ Deputeti i PD-së: Po përparon, rrezikon të përhapet me shpejtësi, kërkoj vënien para

23 Shtator 2021, 14:52 Nga DOSJA
Zjarri masiv në Vajkan të Fierit/ Deputeti i PD-së: Po

FIER– Zjarri në Fier ka marrë përmasa të mëdha. Pamjet nga zjarri janë ndarë në ‘Facebook’ nga deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi. Në Vajkan të Fierit zjarri ka përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme toke. Deputeti shkruan se e zjarri ka orë të tëra që përparon, ndërsa zjarrfikësit dhe policia nuk reagojnë. Baçi shkruan se si anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare do të kërkojë vënien para përgjegjësisë penale të personave përgjegjës në institucionet përkatëse.

Zjarri në Vajkan, të NJ. V Mbrostar, Fier, mbrapa poligonit ka orë të tëra që po përparon dhe rrezikon të përhapet me shpejtësi dhe të shkaktojë dëme të konsiderueshme! Banorët e zonës kanë bërë njoftimin e zjarrfikësve dhe policisë dhe askush nuk reagon! I bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre dhe me urgjencë të shkojnë në vendngjarje, për fikjen e flakëve dhe minimizimin sa më shumë të dëmeve! Me pa papërgjegjshmërinë e tyre, do të jete subjekt i ndjekjes penale! Me cilësinë e deputetit të qarkut Fier dhe si anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare do të kërkoj vënien para përgjegjësisë penale të personave përgjegjës në institucionet përkatëse!”, shkruan Baçi në ‘Facebook’.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet luan baci zjarr ne fier zjarret ne shqiperi luan baci zjarr ne fier zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll