Sport

Ndeshja Islandë- Shqipëri/ Reja debuton me humbje, goli i Guðmundsson ‘gjunjëzon’ kuqeznjtë

Trajneri Reja ka debutuar me humbje. Kuqezinjtë kanë humbur ndaj kombëtares së islandës. Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar në minutën e 21-të falë shërbimeve të mesfushorit Jóhann Berg Guðmundsson.
Featured image of article: Ndeshja Islandë- Shqipëri/ Reja debuton me humbje, goli i Guðmundsson ‘gjunjëzon’ kuqeznjtë Momenti i golit të Islandës

REJKJAVIK– Trajneri Edy Reja ka debutuar me humbje. Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj skuadrës së Islandës.

Goli i parë dhe i vetëm i gjithë ndeshjes, u shënua nga Guðmundsson në minutën e 21, pasi mesfushori gjeti hapësirën e duhur në mesin e mbrojtjes kuqezi.

Humbja minimizon shanset e Shqipërisë për kualifikim në Euro 2020, në një kohë kur Shqipëria renditet e katërta, me një ndeshje me shumë se kundërshtarët. 

Në grupin H të eliminatoreve të EURO 2020 janë: Franca, Islanda, Turqia, Shqipëria, Moldavia dhe Andorra.

(k.m & a.s/dosja.al)

  • 17:23

    Ndeshja Islandë-Shqipëri/ Rama: Gjynaj, ishte barazim i pastër

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndeshjen Shqipëri-Islandë, e cila u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit.

    “Gjynah ai gol se ndeshja ishte barazim i pastër, po sidoqoftë përgëzime kuqezinjve për shpirtin luftarak të kohëve të mira, që u rishfaq sot pas një stine të mërzitshme pa lidhje! Sot pamë një skuadër që nisi një rrugë të re ku patjetër do vijnë dhe rezultatet. Forca Shqipëria,“-shkruan Rama.

  • 15:53

    Shqipëria kundër Islandës, zbardhet formacioni, si do jenë të vendosur lojtarët

    FORMACIONET ZYRTARE: 

    Islanda: Haldorson, Hermanson, R.Sigurdson, Gudmuson, Bajrnanson, G. Sigurdson, Arnason, Sigurnjoson, Gunarson, Kjartanson, Skulason.

    Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Xhaka, Cikalleshi, Balaj, Abrashi

    Formacionet
  • 15:25

    Islandë-Shqipëri/ Mbrojtja kuqezi në gjumë, islandezët kalojnë në avantazh (VD)

    Mbrojtja shqiptare është thyer në minutën e 21-të pas një goli të shënuar nga mesfushori Jóhann Berg Guðmundsson.

    Me golin e shënuar Islanda ka kaluar në avantazh që në pjesën e parë, duke i vendosur djemtë e Rejas në presion për të përmbysur rezultatin.

Shto Koment