Art&Argëtim

Kandidate për kreun e FSHF-së? Ilda Bejleri flet për herë të parë: Njerëzit e afërt më shkruanin, në momentin që do d

23 Shtator 2021, 08:11 Nga DOSJA
Kandidate për kreun e FSHF-së? Ilda Bejleri flet për herë

TIRANË– Kandidimi i saj i mundshëm në krye të “Federatës Shqiptare të Futbollit’ ishte një nga temat më të përfolura në fushën e sportit në Shqipëri. Por, Ilda Bejleri, i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet duke u shprehur se lajmet nuk janë të vërteta e se nuk do kandidojë.

Teksa ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5”, moderatorja tregoi se nëse do të kandidonte do e zbulonte vetë.

“Edhe njerëz të afërt më shkruanin. Por nuk është e vërtetë, sepse në momentin që do të doja të kandidoja, do ta thoja vetë”, është shprehur ajo.

Javë më parë, në media u zbuluan emrat e 5 kandidatëve për postin e presidentit të FSHF-së dhe në mesin e tyre u tha se ishte Ilda Bejleri. Në garë për postin e presidentit të FSHF-s u tha se janë: Armando Duka janë edhe Dritan Shakohoxha, Selami Jenisheri, Sulejman Starova dhe Bejleri e cila e mohoi këtë lajm. Ende nuk dihet se kush do jenë kandidatët zyrtarë për kreun e presidentit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ilda bejleri ilda bejleri

Sondazh

Poll