Art&Argëtim

Zyrtarisht në sezonin e vjeshtës, çfarë është ekuinoksi dhe pse ndodh

22 Shtator 2021, 15:00 Nga DOSJA
Zyrtarisht në sezonin e vjeshtës, çfarë është

SHQIPERI– Dy herë në vit, toka mbulohet në mënyrë të barabartë si nga drita, ashtu edhe errësira. Sot, më 22 shtator, hyjmë në ekuinoksin e dytë dhe të fundit për këtë vit. Për njerëzit në hemisferën veriore ky ekuinoks njofton ardhjen e sezonit të vjeshtës, ndrësa në atë jugore njofton ardhjen e pranverës. Njerëzit që banojnë pranë ekuatorit kanë gati të gjithë vitin 12 orë të barabarta ditë dhe natë, ndaj ndryshimi nuk do të jetë i dukshëm. Ata që banojnë pranë poleve të veriut dhe jugut, në vende si Kanadaja, Norvegjia e Rusia, kanë ndryshime të shumta të zgjatjes së ditës dhe natës gjatë gjithë vitit. Ata kanë netë të gjata e të errëta në dimër dhe verë ku errësira e natës nuk bie thuajse kurrë. Por gjatë ekuinokseve, të gjithë nga poli në pol, mund të shijojnë kohën e barabartë prej 12 orësh të zgjatjes së ditës dhe natës.

Ekuinoksi nuk është tërësisht i barabartë

Megjithatë ekuinoksi nuk është plotësisht i barabartë. Studimet e kryera nga shkencëtarët tregojnë se në varësi të vendit ku ndodhemi në planet marrim pak më shumë dritë sesa errësisrë. Kjo për shkak të mënyrës komplekse të matjes së lindjes së diellit dhe thyerjes së dritës së rrezeve të tij në atmosferën tonë. Lakimi i rrezeve të dritës bën që dielli të shfaqet mbi horizont kur pozicioni aktual i tij është nën horizont. Dita është pak më e gjatë në gjerësi gjeografike më të lartë sesa në ekuator, sepse diellit i duhet më shumë kohë që të lindë dhe të perëndojë sa më shumë që i afroheni poleve.

Pse ndodh ekuinoksi?

Toka rrotullohet përgjatë një linjë imagjinarë që nis nga poli i veriut e zbret në atë të jugut. Kjo linjë që quhet ‘bosht’ na jep ditën dhe natën. Sipas shpjegimeve të NASA-s boshti anon në 23.5 gradë, gjë që pozicionon njërën anë të hemisferës së planetit të marrë më shumë dritë se pjesa tjetër, për gjysmën e orbitimit vjetor rreth diellit. Kjo mospërputhje e rënies së dritës së diellit shkakton stinët. Fundi i qershorit dhe dhjetorit janë periudhat kur efekti është në maksimumin e tij dhe quhet solstic, që tregon dallimet më ekstreme të ditës dhe natës gjatë vitit. Që nga solstici veror, ditët bëhen gradualisht më të shkurtëra dhe netët fillojnë të zgjaten. Kur dita dhe nata arrijnë kohëzgjatjen e barabartë mes njëra tjetrës, ndodh ekuinoksi.

Njerëzit e lashtë i njihnin këto fenomene

Shumë kohë më parë, kur ora, satelitët apo teknologjia moderne nuk ekzistonte ende, njerëzit e lashtë kishin studiuar levizjen e diellit në qiell. Ata ndërtuan në bazë të lëvizjeve të tij monumented he tempuj masivë, të cilët, përtej cdo gjëje, shërbenin si kalendarë që shënonin stinët.

Gjatë ekuinokseve gjithashtu Dritat e Veriut, ose sic njihen ndryshe ‘aurora borealis’ janë më aktive se gjithë pjesën tjetër të vitit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kuriozitete kuriozitete ekuinoksi i vjeshtes ekuinoksi i vjeshtes

Sondazh

Poll