Art&Argëtim

Ariana Grande kërkon urdhër mbrojtje nga gjykata, fansi i fiksuar i shkonte në shtëpi me thikë në dorë

23 Shtator 2021, 08:03 Nga DOSJA
Ariana Grande kërkon urdhër mbrojtje nga gjykata, fansi i fiksuar i

SHBA – Burri që dyshohet se kërcënoi me thikë Ariana Granden dhe u arrestua në shtëpinë e saj ka qenë një tmerr për muaj me radhë, dhe tani situata ka arritur kulmin sepse 23 vjeçari që e përndjek e ka kërcënuar se do ta vriste sipas Tmz.

Ariana paraqiti një kërkesë ligjore për të marrë një urdhër ndalimi, dhe në të ajo shpjegon se Aharon Brown e ka terrorizuar atë për 7 muaj me radhë. Gjërat u përshkallëzuan në mbrëmjen e 9 shtatorit, kur Ariana ishte në shtëpi. Brown u shfaq përsëri dhe këtë herë duke tundur një thikë të madhe gjuetie. Kur sigurimi i kërkoi të largohej, ai u acarua dhe bërtiti: “Unë do të të vras dhe ty edhe atë”.

Policia u thirr dhe Brown u largua me shpejtësi. Ai u urdhërua të ndalonte disa herë, por nuk rezistoi derisa u kap dhe u dërgua në paraburgim.

“Unë kam frikë për sigurinë time dhe sigurinë e familjes sime. Kam frikë se në mungesë të një urdhri kufizues, z. Brown do të vazhdojë të vijë në shtëpinë time dhe të përpiqet të më dëmtojë ose vrasë mua apo anëtarët e familjes sime”, ka thënë Ariana Grande në deklaratën e saj.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ariana grande ariana grande kerkon urdher mbrojtje arrestohet fansi i ariana grande ariana grande ariana grande kerkon urdher mbrojtje\ arrestohet fansi i ariana grande

Sondazh

Poll