Editorial

‘Krime kam bërë vetëm në Shqipëri’/ Prokuroria e Pukës po përgatit urdhër-arrest për biznesmenin Davide Pecorelli,

22 Shtator 2021, 15:49 Nga DOSJA
‘Krime kam bërë vetëm në Shqipëri’/

PUKË– Prokuroria e Pukës po shikon mundësinë për të nxjerrë një urdhër-arresti për biznesmenin italian Davide Pecorelli, pas “ringjalljes” së këtij të fundit. Burime për “Ora News” bëjnë me dije se hetuesit e Pukës i kanë kërkuar kolegëve italianë, me anë të një letërporosie, të gjitha deklarimet që Davide Pecorelli pas thirrjes për të dëshmuar. Italiani, në intervistat e shkurta që ka dhënë për mediat ka pranuar se nëse ka kryer krime, ato i ka bërë në Shqipëri.

Deri në këtë fazë të hetimit dyshohet si autor i veprës penale të “Shkatërimit të pronës me zjarr” dhe “Dëmtim me dashje të varreve”, megjithatë në ditët në vazhdim do të shqyrtohet mundësia për të lëshuar edhe urdhër-arrestin ndaj tij.

Pecorelli u ‘ringjall’ më datë 18 shtator, tetë muaj pas zhdukjes së tij në Shqipëri, më 6 janar të këtij viti. Biznesmeni la pas makinën e tij të marrë me qira të djegur në Pukë, me një sasi eshtrash brenda, të cilët nuk dihet ende kujt i përkasin. 45-vjeçari u zbulua pasi tërhoqi para me kartën e tij, duke dhënë kështu sinjalin e parë për autoritetet. Dy ditë më vonë, gomonia me të cilën udhëtonte në një ishull të Italisë mori flakë dhe iu dogj motorri, kështu që Pecorelli kërkoi ndihmë dhe përfundoi në duart e autoriteteve. Ai është marrë në pyetje nga prokuroria dhe e vetmja gjë që ka deklaruar për mediat është se fokusi i tij janë fëmijët. Nga ana tjetër, prokuroria e Pukës ka ngritur akuza për të.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial davide pecorelli prokuroria e pukes puke davide pecorelli prokuroria e pukes puke

Sondazh

Poll

Editorial 22 Shtator 2021, 12:08

Luftë Berishës për të fuqizuar berishizmin

Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, pasi kanë shpalosur një çarçaf me meritat e mëdha të kapitenit “historik” të anijes PD, shtojnë në fund se ai...

Editorial 17 Shtator 2021, 12:16

Reagimi i Berishës justifikon vendimin e Bashës

Habia që shkaktoi vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar ka eklipsuar një çudi edhe më të madhe: reagimin e ekzagjeruar të Be...