Editorial

‘Do jetë një nga kërkesat tona në Kuvend’/ Alibeaj: S’ka lidhje me zhvillimet në PD, ja hapat që do të ndje

22 Shtator 2021, 14:06 Nga DOSJA
‘Do jetë një nga kërkesat tona në Kuvend’/

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije hapat e aksionit të opozitës për të ndryshuar reformën territoriale. Në një intervistë të dhënë për “News24”, Alibeaj tha se grupi parlamentar ka nisur nga puna për të hartuar planin për çështje të rëndësishme, duke nisur konktaktet me qytetarë, ekspertë dhe akademikë për të ofruar një opsion të ri.

Që të gjithë atë dështim të mos përmendet e mospërsëritet. Rruga e duhur për ta rishikuar si duhet dhe sa më shpejt Reformën. Do të jetë një nga kërkesat në aksionin tonë opozitar në parlament. Ka prioritet tjetër. Duhet të jenë, ky është një nga korrigjimet që kemi bërë,”-tha Alibeaj ndër të tjera në intervistë.

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

E para keni vënë re në gjitha takimet në këtë situatë të nxehtë, PD dhe grupi parlamentar po punojnë paralelisht për aksionin opozitar, një sërë çështjesh të rëndësishme. Nuk kanë lidhje me ato që ndodh brenda PD, por me problemet e publikisht shqiptar. Në takimet që janë bërë në PD është fakti i vjeljes në mënyrë të freskët të perceptimeve, ndjesive të funksionimit të Reformës Territoriale të 2015. Nuk është aspak dhe për askënd që ajo është një Reformë totalisht e dështuar. Ishte reformë që vendosi vizën në hartën e Shqipërisë nisur vetëm nga rezultati elektoral. Sot ke buxhet shumë herë më tepër të shpërdoruar nga pushteti lokal dhe Bashki që janë depozitë punonjësish. Në Kuvend u votua në mënyrë të njëanshme. Nuk ka asnjë individ që kërkon shërbime nga pushtet vendor që është jofunksionale dhe ulëritëse nevoja për ta ndryshuar. E kemi bërë të qartë, që dhe vetë procesi i rishikimit të reformës të fillojë për së mbari. Së pari brenda vetes sonë, të marrim të gjitha dimensionin e dështimit të kësaj reforme, në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, ekspertë, akademikë, të ofrojmë zgjidhje të re territorial. Që të gjithë atë dështim të mos përmendet e mospërsëritet. Rruga e duhur për ta rishikuar si duhet dhe sa më shpejt Reformën. Duket qartë që është krijuar një masë kritike kudo që duhet të ndryshojë dhe besojmë do të ndryshojë. Do të jetë një nga kërkesat në aksionin tonë opozitar në parlament. Ka prioritet tjetër. Duhet të jenë, ky është një nga korrigjimet që kemi bërë. Duhet të ekstraktohen nga ndjesitë reale të publikut shqiptar. Njëra është për të rishikuar apo rikorrigjuar që procesi i 25 prillit me vjedhjet, përdorimin e administratës, lëshimin pa fre të krimit, përdhunimi të buxhetit, të patronazhistëve. Shndërrimi në një proces jo vetëm në letër, por dhe në realitet të korrigjojë defektet.

Ndërkohë që nga ana e tij, kryeministrit Edi Rama është shprehur i gatshëm për të diskutuar me opozitën për ndryshimin e reformës territorale. Në intervistën e tij të parë për mandatin e tretë, Rama tha se maxhoranca kërkonte më pak bashki, ndërsa e kundërta ndodh me opozitën, megjithatë u shpreh i hapur për diskutim. Ndërsa pak ditë më pas nga Kuvendi, kreu i qeverisë u shpreh qartë se reformat e parealizueshme me opozitën do t’i diskutojnë me qytetarët në formën e referendumeve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Editorial 22 Shtator 2021, 12:08

Luftë Berishës për të fuqizuar berishizmin

Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, pasi kanë shpalosur një çarçaf me meritat e mëdha të kapitenit “historik” të anijes PD, shtojnë në fund se ai...

Editorial 17 Shtator 2021, 12:16

Reagimi i Berishës justifikon vendimin e Bashës

Habia që shkaktoi vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar ka eklipsuar një çudi edhe më të madhe: reagimin e ekzagjeruar të Be...

Editorial 15 Shtator 2021, 10:04

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës” shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për B...