Editorial

EMRI/ Kultivim i lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 44-vjeçari në Belsh

22 Shtator 2021, 12:59 Nga DOSJA
EMRI/ Kultivim i lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje,

BELSH- Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Belsh për armëmbajtje pa leje si dhe kultivim të lëndëve narkotke. Mësohet se Agron Zdrava nga fshati Deshiran i Belshit gjatë kopntrollit të banesës së tij i janë gjetur 4 armë zjarri, municion luftarak si dhe lëndë narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Belsh/Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Deshiran”. Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik. Sekuestrohen 4 armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Deshiran”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Agron Zdrava, 44 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 armë zjarri, një sasi fishekësh dhe lëndë narkotike kanabis gati për shitje. Gjithashtu, në ambientet e jashtme të banesës u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial agron zdrava arrestohet 44-vjeçari ne belsh agron zdrava arrestohet 44-vjeçari ne belsh

Sondazh

Poll

Editorial 22 Shtator 2021, 12:08

Luftë Berishës për të fuqizuar berishizmin

Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, pasi kanë shpalosur një çarçaf me meritat e mëdha të kapitenit “historik” të anijes PD, shtojnë në fund se ai...

Editorial 17 Shtator 2021, 12:16

Reagimi i Berishës justifikon vendimin e Bashës

Habia që shkaktoi vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar ka eklipsuar një çudi edhe më të madhe: reagimin e ekzagjeruar të Be...

Editorial 15 Shtator 2021, 10:04

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës” shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për B...

Editorial 13 Shtator 2021, 13:01

Për çfarë po luftojnë Berisha me Bashën?

Argumentet që po hedh PD në publik për përjashtimin e Berishës, vetëm sa e rëndojnë pozitën e Lulzim Bashës. Në linjën e fjalimit që mbajti të enjtën në mbrëmje...