Art&Argëtim

Publikoi 5 klipe! Elton Deda kritikon albumin e Elhaida Danit: Njësoj i ka këngët

22 Shtator 2021, 07:55 Nga DOSJA

TIRANË– Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani ka publikuar mbrëmjen e djeshme albumin e titulluar “Zanin”. Ai përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, të cilat janë shoqëruar me videoklipe. Këto këngë janë përkrahur shumë nga fansat, të cilët kanë shprehur mbështetje publikisht, ku padyshim nuk kanë munguar as personazhet e njohur. Aurela Gaçe ka publikuar disa video në Instagram duke përgëzuar këngëtaren për punën.

“Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga herët e tjera. Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut të gjerë botëror, por sigurisht e merr malli për vendin e saj, për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para , prandaj është për tu duartrokitur puna,mundi, vemendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë të reja në albumin e saj “ZANIN“”- ka shkruar Aurela krah postimit.

Mirëpo, vëmendje në këtë postim ka marrë komenti i Elton Dedës. Ai ka kritikuar albumin, duke u shprehur se këngët janë njësoj. Megjithatë nënvizon se ky është një perciptim i vogël nga ajo pak që ka dëgjuar.

Po sikur njësojë këngët…Sigurisht është një perciptim i vogël nga ajo pak që dëgjova!”- shkruan ai.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz elhaida dani elton deda elhaida dani elton deda

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shtator 2021, 09:30

KOSOVË- Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka folur shprehur mendimin e saj rreth vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovë.Në një story...