Bota

“Vendimi për targat është i drejtë”/ Kurti në mbledhjen e qeverisë: I vetmi person që do incidente është Vu

22 Shtator 2021, 09:17 Nga DOSJA
“Vendimi për targat është i drejtë”/ Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vendimi për reciprocitetin e targave është i drejtë. Gazeta Ekspress shkruan se Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, ka thënë se i vetmi person që dëshiron incidente është presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kurti gjithashtu tha se Kosova është e gatshme për dialog dhe bisedime në Bruksel. Në mbledhjen e sotme, Kurti gjithashtu ka sygjeruar që të Kosova dhe Serbia të heqin të dyja reciprocitetin e targave.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog. Edhe oferta jone publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e dhe Kosova. Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Pa tensione e pa incidente, si kaloi nata e dytë në Jarinjë, serbët tërhiqen pas uljes të temperaturave, një numër i vogël protestuesish qëndrojnë rreth një zjarri, kamionët mbajnë rrugën të bllokuar

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine albin kurti aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2021, 08:04

Gruaja shqiptare infektohet 3 herë me Covid!

KOSOVË– Tre herë me Covid-19 është infektuar një grua nga Tetova. Pasi u negativizua për herë të tretë, ajo ka bërë vaksinën. Gruaja nuk është shtrua...