Ekonomi

Regjistrimi në Universitete, rektori i UT Artan Hoxha: Maturantët kanë shfaqur interes të lartë për Juridik, Financë e In

20 Shtator 2021, 08:49 Nga DOSJA
Regjistrimi në Universitete, rektori i UT Artan Hoxha: Maturantët

TIRANË- Artan Hoxha, Rektori i Universitetit të Tiranës ka shpjeguar sot se ka një interes shumë të lartë të maturantëve për disa nga programet e studimit në UT. Drejtësia, Financa dhe Informatika Ekonomike janë ‘top’  degët më të kërkuara.

“Fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomisë, si dhe programet me interes të posaçëm si Drejtësia, Financa, Informatika Ekonomike, Psikologjia në Shkencat Sociale, ndërsa tek Gjuhët e Huaja ruajnë trendin anglishtja dhe gjuha gjermane. Ka programe tejet të kërkuara dhe me studentë të regjistruar. Ka më shumë regjistrime se viti i shkuar, drejtësia, informatika ekonomike, Informatika, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Inxhinieria etj. Ka disa programe që kanë tendencë rritjeje që në raundin e parë. Përsa i përket ciklit të dytë që ka mësuesi, ne kemi disa programe që ecin mirë dhe disa që kanë probleme. Ka kërkesë për Informatikë, Biologji, Gjuhë-Letërsi, që edhe pse janë programe mësuesie, ka shumë interes për këto programe. Kurse disa programe të mësuesisë ne i kemi me problematikë si psh gjuhën ruse apo greke.”,-tha Hoxha, duke theksuar se “UT ka ruajtur stabilitetin në marrjen e studentëve me mesatare të lartë. 

Rektori i UT njoftoi gjithashtu se më 18 tetor përfundon aplikimi për ciklin e studimeve Master ndërsa viti i ri Akademik nis më 11 tetor.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll