Bota

Presidenti serb vizitë zyrtare në Turqi, pritet nga homologu Erdogan, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet raj

18 Shtator 2021, 12:05 Nga DOSJA
Presidenti serb vizitë zyrtare në Turqi, pritet nga homologu Erdogan,

TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka pritur sot në një takim homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Erdogan dhe Aleksandër Vuçiç u takuan në Vahdettin Mansion në Stamboll.

Edhe pse takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave, Vuçiç dhe Erdogan thuhet se kanë diskutuar për shumë çështje, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Mëngjes dhe bisedë private nën pamjen e Bosforit”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij.

Thuhet se temë bisede mund të jetë edhe çështja e Kosovës, pasi presidenti turk ka shprehur hapur mbështetjen e tij ndaj pavarësisë së Kosovës madje ka nisur edhe fushatë ndërkombëtare për njohje të saj.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksander vucic rexhep tajip erdogan aleksander vucic rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll