Politike

Basha: Open Balkan është ambicja e Vuçiç për botën serbe, Shqipëria ka për detyrë të mbështesë Kosovën

16 Shtator 2021, 17:28 Nga DOSJA
Basha: Open Balkan është ambicja e Vuçiç për

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka kundërshtuar nismën ‘Open Balkan’, në fjalën e tij të Kuvend. Basha u shpreh se nisma e vetme që duhet të ketë mbështetje ëshët Procesi i Berlinit dhe jo iniciativa e Novosadit. Ai tha se Shqipëria duhet të jetë të mbështesë Kosovën dhe t’i japë vendin që merton, si shtet i barabartë dhe jo të mbështesë nismën e Vuçiç për të sulmuar lidershipin e Kosovës.      

E vetmja ku dua të ndalem tek ai që ju quani program, është iniciativa e Novisadit. Cfarë e motivon përbuzjen e Procesit të Berlinit të iniciuar nga Gjermania dhe që ka mbështetjen politike e financiare të BE-së, vendeve kryesore anëtare të Unionit e që mbledh së bashku të gjitha vendet e Ballkanit, dhe cfarë të detyron të investohesh kaq fort në një iniciative paralele të krijuar në Novisad e si autoritetin më të lartë ka Vucic. Përgjigjja është e thjeshtë. Juve nuk ju intereson aspak procesi dhe rezultati i bashkëpunimit rajonal por vetem kapardisja si udhëheqës rajonalë para popujve që i keni lënë në baltë prej korrupsionit dhe lidhjeve tuaja me krimin e organizuar.

Proceset e sukseshme janë gjithmonë të gjata e të vështira, por autokratët e të korruptuarit kanë vetëm hallin e kohës së tyre politike, jo të njerëzve. E udhës për Shqipërinë do të ishte të fokusonte të gjitha energjitë te Procesi i Berlinit, te thithja e fondeve të vëna në dispozicion – por këtu qëndron problemi se nuk i vidhni dot – dhe te mekanizmat për të sjellë më afër vendet e rajonit e për ti dhënë Kosovës vendin që i takon, si shtet i barabartë mes shteteve te rajonit, në cdo marreveshje e dokument. Por ti ke prioritet iniciativën e Novi Sadit e cilat mbahet mend vec për sulmet që ti i bën lidershipit të Kosovës sa here mblidheni për resmen e rastit, dhe për turpin tënd edhe kur në krah keni iniciatoren e Procesit te Berlinit sic ndodhi 2 ditë më parë.

Pas cdo resme që Vuçiç bën me ju, maskohet ambicia e tij për atë qe ai e quan “bota serbe”, fshihet spastrimi etnik i luginës së Presheves përmes pasivizimit të adresave, privimi që iu bën shqiptarëve të tre komunave, Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të së drejtës për t’u punësuar e zhvilluar ekonomikisht, fshihen ambiciet për të kontrolluar dhe tollovitur Malin e Zi, sic ndodhi pak kohë më parë kur kërcënoi luftë civile. E reagimi yt ndaj kësaj sjellje janë sulmet nga liderëve të Kosovës që refuzojnë një gjë të tillë.

Bashkëpunimi rajonal nuk mundet kurrë të nisë nga Novi Sadi, por nga Mitrovica, shqetësimi ynë duhet të jenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, sic janë per Vuçiçin ato të serbeve të Kosovës. Marrëdheniet ndërshtetërore dhe fqinjësia e mirë ngrihen mbi baza proporcionaliteti dhe jo vasaliteti. Në këto procese Shqipëria ka vetëm një detyrë, të mbështesë Kosovën, sepse për Shqipërinë nuk mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën”, tha Basha.

LAJM KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, opozita bllokon foltoren, rinis seanca pas 2 ndërprerjesh, vjen edhe Rama: Me forcë s’do fitoni kurrë me ne! Basha: Demokracia vdiq, ti je ekzekutori i zgjedhjeve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha seanca plenare 16 shtator 2021 lulzim basha seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Shtator 2021, 17:14

TIRANË– Demokrati nga Paskuqani, Islam Doçi nuk ka pranuar ta hedhë poshtë kryedemokratin Lulzim Basha. Para ish-kryeministrit Sali Berisha, Do&cced...

Politike 16 Shtator 2021, 16:56

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në foltorën e Kuvendit ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, për të cilën u shpreh se edhe raporti i OSBE/OHDIR-it e vërt...