Politike

Shpallja non-grata nga DASH, Berisha: Asnjë fakt, e bazuar në shpifje  

16 Shtator 2021, 16:54 Nga DOSJA
Shpallja non-grata nga DASH, Berisha: Asnjë fakt, e bazuar në shpifje

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kosideruar akuzat e DASH për shpalljen Non Grata, si të bazuara në shpifje. Gjatë fjalës së tij në Foltorën për PD-në, Berisha tha se Blinkën e hodhi në gjyq për shpifje ndaj tij dhe jo për vendimin që e shpalli Non Grata. Ish-kryeministri gjthashtu kujtoi një episod të ndodhur në vitin 2018, ku Hashim Thaçi do t bënte operacione në territorin e Kosovës, gjë që sipës Berishës, ishte zhbërja e Kosovës.

“Akuzat për shpalljen Non Grata nuk ka asnjë fakt, dokument, fakt dhe argument. Një njeri që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit, për afrimin e Shqipërinë me SHBA-BE, tani damkoset pasi mafia e Soros dështoi të më shpallte “non-grata” për konspiracion kundër politikës së SHBA. Ka dalë Hashim Thaci në Prishtinë në fund të korrikut 2018, do bëjmë sakrifica të mëdha u thoshte njerëzve, do bënte operacion territorin e Kosovës. Unë u ndodha diku me pushime në atë kohë. Kur kthehem ia kundërshtoj me argumente se kjo është zhbërja e Kosovës. Atë dosje e kishin në dorë serbët. Pasi e kundërshtova disa herë, këta e kishin shitur sikur me këtë projekt janë të gjithë dakord. Do e bënin Kosovën sallatë. Unë i kam thënë Hashim Thacit, më tha një nga udhëheqësit në Kosovë. Rama i thotë Thaçit bëre gabim që e shpalle pa u marr vesh me mua, kërkoi takim, jo ka takim, jo s’ka takim. Pastaj këtë moment e quajtën veprimtari konspirative. Unë hodha në gjyq Blinken për shpifje ndaj meje, jo për vendimin, por shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi,” tha Berisha.

LAJM I FUNDIT: Berisha u kërkon falje demokratëve, e quan ish-kryetar para tyre: Referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar. Liderin e radhës e përcaktoni ju. Ditë e zezë, Rama u betua për herë të tretë

(I.A;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 16 Shtator 2021, 16:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salinjani lidhur me largimin e kreut të qeverisë nga Kuvendi...