Politike

“Lapsus, lapsus”, Berisha bën Bashën ish-kryetar të PD-së: U mor me karrigen kur humbi zgjedhjet

16 Shtator 2021, 16:39 Nga DOSJA
“Lapsus, lapsus”, Berisha bën Bashën ish-kryetar të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë ‘ish-kryetar’ të Partisë Demokratike Lulzim Bashën. Në takimin e parë që zhvilloi me demokratët në kuadër të turit të paralajmëruar, Berisha po shpjegonte se si partia Demokratike shkoi drejt humbjeve.

Teksa fliste Berisha shtoi se në vend që të merrej me rezultatet, Basha u mor me karrgie e tij. Ai e quajti ish-kryetar, por më pas shtoi se ky ishte një lapsus. Këtë fjalim, salla e priti me ovacione. 

Pjesë nga biseda në takim: 

Sali Berisha: Nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, as PD nuk i fitoi. Ditën e zgjedhjeve në darkë, pollster-i më serioz që kishim, pyet zgjedhësit demokratë: Për kë votuat në PD? Vetëm 19% e tyre votuan për kryetarin. E kundërta ishte raporti në kampin tjetër. Çfarë bëri zotëria? Unë i thashë në zyrë, unë absolutisht nuk do e kapërdija më, por kisha disa probleme të mia. Ai humbi 2 herë zgjedhjet…Humbe 1 herë duhet të ikësh i humbe 2 herë 2 herë duhet të ikësh. Çfarë bëri? I tregoj të gjithë skemën e 2001, si arritëm ne në atë vit që i kisha kundërt dhe kjo ishte e vërtetë, por ne arritëm me fakte dhe dokumente të vëmë sanksione në qeverinë e Nanos. Ne si opozitë e fituam një levë tani, por e vërteta është që veçse këtu brenda treguam që na grabiti zgjedhjet me fakte dhe dokumente, por përveç kësaj, vetë ata që vendosën sanksionet u shqetësuan për zgjedhjet në Shqipëri dhe PD fitoi në 2005 zgjedhjet, në të njëjtën mënyrë që veproi Lulzim Basha për interes të karriges së tij. Duke shkelmuar miqtë e mi, që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet, ai vuri përpara karrigen e tij dhe i tha atyre se keni fituar. I bënte atyre propaganda mashtruese se janë fituar më shumë vota se 2013. Por krahasuar me atë vit, PD ka marrë 74 mijë vota më pak. Në këtë rrethanë, pas kësaj që ishte për mua goditja e dy më e madhe pas humbjes së zgjedhjeve, sepse ne shkelmuam, injoruan, lumenjtë e djersës së zgjedhësve tanë dhe ne nuk ishim të zotë për asgjë, sepse kryetari ynë, ish-kryetari në fakt u mor me karrigen…lapsus, lapsus, kryetar.

Salla: O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do…

LAJM KRYESOR: Berisha u kërkon falje demokratëve, e quan ish-kryetar para tyre: Referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar. Liderin e radhës e përcaktoni ju. Ditë e zezë, Rama u betua për herë të tretë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 16 Shtator 2021, 16:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salinjani lidhur me largimin e kreut të qeverisë nga Kuvendi...