Protestë tek ish-dogana për prishjen e shtëpive, banorët: Na kanë lajmëruar 3 ditë më parë, të na dëmshpërblejnë
16 Shtator 2021, 11:42Nga DOSJA
TIRANË– Qytetarët e Tiranës kanë dalë në protestë në zonën e ish-doganës, pasi janë njoftuar se do t’u prishen shtëpitë. Në protestën e bërë qytetarët kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e shtëpive të tyre dhe ankohen se nuk është bërë transparencë lidhur me këtë çështje.
Ata shprehen se e kanë marrë vesh për prishjen e shtëpive vetëm 3 ditë më parë nga banorë të tjerë dhe jo nga organet përkatëse.
“Nuk na kanë treguar akoma. Erdhën ata të ARSH para 3 ditësh dhe na thanë që të bëjmë gati dokumentet për prishje të banesës. Mua më vjen keq për njerëzit tanë, jam dakord të prishen banesat ku bie rruga. Vetëm me lekët që i ka dhënë Bechettit, kjo zonë dëmshpërblehet”– tha njëri prej qytetarëve.
“Lëre Becchetin se ai i con lekët në shpi të vet. Ju boni detyrën tuaj, mos bëni censurë në televizion. Mua nuk më prishet shpia, po motrës time, por kjo ndikon edhe në jetën time se duhet me e strehu.
Për mua Edi Rama është një fundrrimë që nuk e ka mbajt naj herë toka. Me djersën e popullit tanë, do me strehu afganët. Edhe ata njerëz janë po halli jonë si i bohet? Luftoni të gjithë për këtë popull. U bon tunelet te Astirit, po ja sa aksidente po bëhen”- shpreh një tjetër qytetarë.
Marre nga Faxnews
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ELBASAN- Prej tre ditësh, në Shushicë të Elbasanit flakët kanë pushtuar vendin.Shuarja e zjarrit nuk është bërë e mundur as pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve.Gjat...
TIRANË– Gazetar prej fillimviteve ‘90 dhe drejtues i një prej emisioneve më të suksesshme televizive. Blendi Fevziu rrëfen para studentëve të UET rru...
KUKËS-Policia në Kukës ka goditur një tjetër rast të transportimit të emigrantëve te paligjshëm. Dy persona janë vënë sot në pranga pasi janë kapur në flag...
TIRANË– GJKKO ka kthyer në SPAK dosjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo. Sipas tyre, SPAK ka pasur mungesë të ardhurash për pr...
TIRANË- Këshilli i lartë i Prokurorisë ka caktuar drejtuesit e Prokurorisë të rrethit të Korçës dhe atij të Matit.Në pozicionin e drejtuesit të Prok...
TIRANË- Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët që nisen drejt Hollandës, për plotësimin e 3 kushteve të kërkuara për lejimin e udhëtimit...
SHKODËR- Më 17 maj, aktori Nikolin Fërketa sapo përfundoi interpretimin e dramës së Ernest Koliqit “Armiku në shtëpi” dhe po mblidhte skenografinë, kur një...