Aktualitet

ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj, KLGJ nis shqyrtimin e çështjes

16 Shtator 2021, 11:57 Nga DOSJA
ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj, KLGJ nis

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ditën e sotme është duke zhvilluar një seancë për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Hektor Sinanal.

Sipas kërkesës së Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë i cili paraqiti parashtesën me provat e mbledhura mbi hetimin disiplinor, ka nisur seanca në KLGJ.

Si pjesë e procedurës KLGJ ka publikuar Notën Informative në lidhje me gjykimin e gjyqtarit.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë indetifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhëra ekzekutimi në favor të insitucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.

NOTE INFORMATIVE

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “ ulje e pagës deri në 40%, deri në 1 vit” ndaj gjyqtarit H.S.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj magjistratit H.S. me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, bazuar në praktikën e nisur ndaj magjistratit në vitin 2017 nga Inspektoriati i KLD-së dhe e përcjellë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kontekst:  Më 25.04.2017 Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, H.S., për shkelje të përsëritur të dispozitave urdhëruese procedurale civile dhe shkelje solemniteti gjatë dhënies së vendime gjyqësore me objekt “Lëshim urdhri ekzekutimi, mbi bazën e ankesave të paraqitura pranë tij nga personi juridik Shoqëria “N.O.A” sh.a. dhe më vonë nga BKT. Më 26.03.2018, Inspektoriati i KLD vendos bashkimin e procedimeve hetimore ndaj gjyqtarit me objekt mosrespektimin formal të ligjit dhe harton raportin hetimor. Më 12.06.2018 Këshilli i Lartë i Drejtësisë i përcjell Ministrit të Drejtësisë relacionin ku evidentohen shkelje të pajustifikuara e të përsëritura nga gjyqtari të dispozitave urdhëruese procedurale civile në 9 raste, të konstatuara në gjykimin e kërkesave për lëshim urdhër ekzekutimi, për të vlerësuar mundësinë eventuale mbi fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë z. Hektor Sinanaj.

 Dosja është përcjellë nga KLGJ pranë ILD më 06.04.2021 dhe më 15.06.2021 Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur vazhdimin e hetimit disiplinor ndaj magjistratit H.S., duke administruar dokumente shtesë, pasi nga organi kompetent ishin hetuar pjesërisht (për shkak të kompetencave të kufizuara dhe të ndara ndërmjet organeve të ndryshme gjatë periudhës tranzitore), një sërë rrethanash, të cilat kanë të bëjnë me veprimet apo mosveprimet e magjistratit, të konsideruara shkelje disiplinore. Hetimi disiplinor i inicuar nga Inpektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë përfshinte fillimisht 9 vendime gjyqësore, të dhëna nga magjistrati, por në kohën e vendimit për vazhdimin e hetimit disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe aktualisht janë brenda afatit 5 vjeçar të parashkrimit për hetimin disiplinor, vetëm 6 vendimmarrje të cilat janë pjesë e hetimit të ILD-së.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se:

Për sa më sipër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor pranimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit H.S. për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 2, shkronja “a” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar dhe pranmin e propozimit për masë disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c”, ndarja “i” dhe neni 108 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Sic është bërë e ditur, për të shmangur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe harresës, përmes parashkrimit për hetimin disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë po shqyrton praktikat e trajtuara pjesërisht nga ana e organeve të mëparshme, për shkak të kompetencave të kufizuara e të ndara ndërmjet organeve të ndryshme gjatë periudhës kalimtare. ILD po e kryen këtë proces përmes një metodologjie të posaçme, sipas një radhe përparësie të bazuar në  kritere si: data e dorëzimit, faza e trajtimit nga ana e organeve të mëparshme, tipologjia ose urgjenca e trajtimit të ankesës, respektimi i parimit të barazisë dhe objektivitetit, si dhe koha e nevojshme për shqyrtimin dhe vlerësimin e secilës praktikë dokumentare.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hektor sinanaj ild klgj hektor sinanaj ild klgj

Sondazh

Poll