Po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohen dy të rinjtë në Kukës
16 Shtator 2021, 10:20Nga DOSJA
KUKËS-Policia në Kukës ka goditur një tjetër rast të transportimit të emigrantëve te paligjshëm. Dy persona janë vënë sot në pranga pasi janë kapur në flagrancë.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në pranga janë vendosur Oltion Tupi, 32 vjeç dhe Ertigern Tupi, 27 vjeç, të dy banues në Krujë. Ata u kapën në flagrancë teksa po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës për në Kosovë.
NJOFTIMI I POLICISË
Kukës – Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: Oltion Tupi, 32 vjeç dhe Ertigern Tupi, 27 vjeç, banues në Krujë. Këta dy shtetas u arrestuan në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar kundrejt fitimit, me një automjet furgon tip “Volksëagen”, disa shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– GJKKO ka kthyer në SPAK dosjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo. Sipas tyre, SPAK ka pasur mungesë të ardhurash për pr...
TIRANË- Këshilli i lartë i Prokurorisë ka caktuar drejtuesit e Prokurorisë të rrethit të Korçës dhe atij të Matit.Në pozicionin e drejtuesit të Prok...
TIRANË- Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët që nisen drejt Hollandës, për plotësimin e 3 kushteve të kërkuara për lejimin e udhëtimit...
SHKODËR- Më 17 maj, aktori Nikolin Fërketa sapo përfundoi interpretimin e dramës së Ernest Koliqit “Armiku në shtëpi” dhe po mblidhte skenografinë, kur një...
FIER– Është arrestuar ditën e sotme një 27 vjeçar, i cili posedonte dhe shpërndante kokainë. Arrestimi i A.L., banues në Dukat u bë pas kontrollit f...
TIRANË– Kanë kaluar 24 orë dhe ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori i cili mbeti i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës. Puna për nxjerrjen e 60-vje&cc...
MEMALIAJ-Policia ka bërë dy arresitime në Memaliaj pasi personat ishin të përfshirë në kultivimin e lëndës narkotike. Në fshatin Toç janë arrestuar dy pe...