Aktualitet

Arrestohet 26-vjeçari në Berat! Mbante në banesë heroinë dhe peshore elektronike, procedohet 29-vjeçari për ‘moskallëz

16 Shtator 2021, 07:51 Nga DOSJA
Arrestohet 26-vjeçari në Berat! Mbante në banesë

BERAT– Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për posedim dhe shpërndarje heroine dhe një tjetër person po procedohet penalisht për “Moskallëzim krimi”. I riu me iniciale E. Ç., banues në Berat, u kap në flagrancë nga policia e Beratit pas kontrollit fizik të tij dhe të banesës ku jetonte, në të cilën u gjetën doza heroine dhe peshore elektronike. 29 vjecari A.I., dyshohet të ketë kryer veprën penale të moskallëzimit të krimit.

NJOFTMI I POLICISË:

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Bie në prangat e Policisë, 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë. Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për “Moskallëzim krimi”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet drogë në berat shperndarje heroine drogë në berat shperndarje heroine

Sondazh

Poll