Aktualitet

Kultivonin kanabis në oborrin e banesës, arrestohen dy persona në Memaliaj

16 Shtator 2021, 06:56 Nga DOSJA
Kultivonin kanabis në oborrin e banesës, arrestohen dy persona në

MEMALIAJ-Policia ka bërë dy arresitime në Memaliaj pasi personat ishin të përfshirë në kultivimin e lëndës narkotike. Në fshatin Toç janë arrestuar dy persona që tentuan të kultivonin drogë në bahçe. Në pranga ranë 62-vjecare P.Sh, si dhe 54-vjeçari F.Sh. Këtij të fundit iu gjet drogë edhe në banesë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Memaliaj. Goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë dy shtetas.Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të kësaj veprimtarie kriminaleNë përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjetë një sasi lënde narkotike.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(a.b)./dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne memaliaj arrestim ne memaliaj

Sondazh

Poll