Politike

Asnjë premtim për të rritur pensionet! Rama shfajsohet nga Kuvendi: Nuk e hedhim dot atë hap, angazhohem se do mundohem. Do

16 Shtator 2021, 09:04 Nga DOSJA
Asnjë premtim për të rritur pensionet! Rama shfajsohet nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë atë që e ka cilësuar si angazhim dhe jo premtim për rritjen e pensioneve. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Rama tha se nuk e kishte bërë këtë premtim gjatë fushatës, pasi sipas tij ende nuk janë krijuar kushtet për një rritje. 


Nuk e kemi premtuar, jo se ata nuk meritojnë të shpërblehen, por nuk kemi mundur dot të rrisim pensionet. Nuk e hedhim dot atë hap, sepse honi i hedhur nga skemat e mëparshme me papërgjegjshmëri kriminale, megjithëse sot është ngushtuar, ende nuk është mbyllur për të bërë një rritje me domethënie. Dua t’u them gjysheve dhe gjyshërve se një plan është në tryezën tonë dhe do të jetë dita më e bukur e jetës time publike kur të vë në veprim planin për një rritje të pensioneve. Mos ma quani premtim por angazhim solemn. Nuk kisha pse t’i hapja punë vetes, po mos ta besoja se ia vlen të bëjë maksimunimin,”-tha Rama.

Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD: Gati për bashkëpunim, krizat do i zgjidhim vetëm ‘shqip’! Debati i parë me Bashëm për COVID, kryedemokrati: Politikë me të vdekur!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 shtator 2021 edi rama seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll