Bota

AAK vendos të bëjë vetëm 5 ditë fushatë për zgjedhjet lokale: Haradinaj: Do të gjejmë mënyra alternative të komunikim

15 Shtator 2021, 11:52 Nga DOSJA
AAK vendos të bëjë vetëm 5 ditë fushatë për

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se për shkak të situatës së rëndë të pandemisë së koronavirusit në vend, AAK-ja ka vendosur që fushatën për zgjedhjet lokale nv Kosovë ta zhvillojë brenda 5 ditëve.

Në një status në Facebook, Haradinaj shkruan se edhe fushatën pesë ditore do të zhvillojnë në përputhje të plotë me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.

Postimi i plotë:

Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.

Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit.

Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.

Na priftë e mbara!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aak 5 dite fushatë ramush haradinaj zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 aak 5 dite fushatë ramush haradinaj zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll