Aktualitet

Me fermë të fortifikuar me vlerë 950 mijë paund, kapen dy shqiptarët me kanabis në Angli

14 Shtator 2021, 18:07 Nga DOSJA
Me fermë të fortifikuar me vlerë 950 mijë paund, kapen dy

BRITANI E MADHE- Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç, të dy shqiptarë janë vënë në pranga nga Policia e qytetit të Blackpool në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Mediat lokale shkruajnë se shtëpia me kanabis ishte e ‘fortifikuar’ dhe vështirë se mund të futeshe aty pa ditur rrugë.

Në thuajse të gjitha dyert, siç shihet edhe në foto, ishin vendosur shule të fortë dhe ishin vidhosur në mënyrë që askush të mos kishte akses. Pasi policia ia arriti të depërtonte në godinë dhe të ‘shpërthente’ hyrjet, brenda gjeti 950 rrënjë kanabisi, vlera e të . Një zëdhënës i policisë tha se vlera e tregut e tyre shkon në mbi 950 mijë paund.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe ekipet e elektricistëve pasi shqiptarët vidhnin energji për të siguruar rritjen e bimëve dhe bënë të mundur shkëputjen e rrjetit. Tashmë shqiptarët do të dalin para gjykatës dhe pritet të dëbohen nga Anglia.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi gjetani arrestohen dy shqiptaret ne angli frrok zefi aldi gjetani arrestohen dy shqiptaret ne angli frrok zefi

Sondazh

Poll