2 mijë e 553 viktima! Rëndohet bilanci i Covid-19 në vend, ndërrojnë jetë 5 pesë të tjerë në Shqipëri, regjistrohen 9
14 Shtator 2021, 15:19Nga DOSJA
TIRANË– 2 mijë e 553 viktima, 12 mijë e 599 raste aktive me Covid-19 dhe 143 mijë e 279 të dhëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë edhe pesë persona të tjerë për shkak të Covid-19. Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67 vjeç dhe 76 vjec, një qytetare nga Vlora 64 vjeç, një qytetare nga Lezha 68 vjeç nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid dhe kanë ndërruar jetë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 5,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 995 qytetarë, në këto bashki: 283 raste në Tiranë, 64 raste në Shkodër, 54 raste në Durrës, 48 raste në Fier, 41 raste në Lushnje, 35 raste në Kavajë, 34 raste në Sarandë, 32 raste në Elbasan, 31 raste në Berat, 29 raste në Lezhë, 28 raste në Vlorë, 22 raste në Korçë, 19 raste në Patos, 18 raste Malësi e Madhe, 17 raste në Kukës, Divjakë, Gjirokastër, 16 raste në Kurbin, Krujë, 13 raste në Kamëz, 11 raste në Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 10 raste Vau i Dejës, Dibër, 9 raste në Memaliaj, 8 raste në Vorë, 7 raste në Shijak, Himarë, Prrenjas, 6 raste në Mallakastër, Cërrik, Peqin, 5 raste në Delvinë, Devoll, Dimal, 4 raste në Pukë, Roskovec, 3 raste në Rrogozhinë, Mat, Selenicë, Tepelenë, Skrapar, Librazhd, 2 raste në Fushë-Arrëz, Has, Mirditë, Bulqizë, Përmet, 1 rast në Dropull.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (14 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 995 Të shëruar në 24 orë 1010 Të shtruar në spitale 195 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 5,613
Testime totale 1,126,073 Raste pozitive 158,431 Raste të shëruara 143,279 Raste Aktive 12,599 Humbje jete 2,553
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË–Drejtori i urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ se shpesh herë ka ka marrë mesazhe kërcënu...
TIRANË– Austria ka vendosur rregulla të reja për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt shtetit të tyre. Ministria për Europën dhe Punët e Ja...
FIER– Një sipërfaqe pylli është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Gjyshaj në Fier. Flakët kanë përfshirë drurët frutorë dhe sipërfaqet me bimë...
TIRANË– Qeveria shqiptare është përgatitur për ardhjen e Angela Merkel në Tiranë. Ndërkohë që rrugët e kryeqytetit janë të bllokuara nga trafiku, një pjesë...
TIRANË– Gjykata Administrative lë në fuqi gjobën për Elton Debreshin. Ai u gjobit me 5 milionë lekë të reja në 26 mars për shkelje të masave anti cov...
Partizan Bengaj, babai i Sabrina Bengajt, vajzës që u vra nga ish-burri i saj, ka reaguar sot në lidhje me akuzat nga ish-dhëndrri kishte marrë kërcënime.Teksa ...
PATOS– Banorët në fshatin Grizë kanë dalë dhe ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar mbylljen e shkollës. Në ditën e 7-të të protestës ata shprehen se in...