Art&Argëtim

‘Nëse vaksinohem nuk e bëj për Met Gala’/ Nicky Minaj ndan historinë e kushëririt: Bëri vaksinën dhe u bë impotent,

14 Shtator 2021, 10:39 Nga DOSJA
‘Nëse vaksinohem nuk e bëj për Met Gala’/ Nicky Minaj

SHBA– Këngëtarja Nicki Minaj ka treguar se nëse do të duhej të vaksinohej, nuk do ta bënte për Met Gala apo event tjetër por për veten e saj. Teksa mori kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në ‘Twitter’, reperja tregoi se është me Covid pasi e mori teksa xhironte një videoklip dhe po bëhej gati për të qënë pjesmarrëse në ‘Met Gala’. Ajo shprehet e dytëzuar nëse do ta bëjë vaksinën apo jo.

Më tej ajo ka treguar dhe historinë e kushëririt të saj, shoku i të cilit mori vaksinën e ditë më pas u bë impotent.

Kushëriri im në Trinidad nuk do të marrë vaksinën pasi shoku i tij e mori atë dhe u bë i pafuqishëm. Testikujt e tij u ënjtën. Miku i tij ishte javë larg martesës, tani vajza e anuloi dasmën. Pra, thjesht lutuni dhe sigurohuni që jeni të kënaqur me vendimin tuaj’- tha reperja.

Mirëpo reperja zbuti qëndrimin e saj ndaj vaksinës, duke thënë se ka të ngjarë që ta bënte pasi do ti kërkohej kur të udhëtonte.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz nicki minaj nicki minaj

Sondazh

Poll