Politike

“Turp, vepron si ushtare”/ Basha përplaset me Nikollën, merr deputetët dhe ikën nga salla e Kuvendit, Berisha mbërthen

13 Shtator 2021, 15:31 Nga DOSJA
“Turp, vepron si ushtare”/ Basha përplaset me Nikollën,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka braktisur sallën e Kuvendit të Shqipërisë pas debatit që zhvilloi me Taulant Ballën. Ky i fundit kërkoi që të mos votoheshin sot drejtuesit e Komisioneve, ndërsa Basha ndërhyri dhe u nxeh. Kryedemokrati u ngrit në këmbë dhe akuzoi kryeparlamentare Lindita Nikolla se merr urdhra nga Partia Socialiste dhe vepron is ushtare.


“E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manikinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu, duhet të ishte në burg. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë,”- tha Basha dhe doli nga salla.

Pas tij iku edhe deputeti Ervin Salianji e Agron Gjekmarkaj. Nuk bëri përjashtim as Sali Berisha, i cili pavarësisht se zyrtarisht është përjashtuar, veproi si anëtar i grupit parlamentar të PD-së. Ai u ngrit në këmbë, mbërtheu xhaketën dhe iku nga salla pas Bashës.

LAJM KRYESOR: Ngrihen Komisionet Parlamentare, miratohen drejtuesit, PD braktis Kuvendin, pas i ndjek dhe Berisha. Basha përplaset me Ballën e Nikollën: Bëni dërr dërr, ushtare e PS-së

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 13 shtator 2021 seance plenare 13 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 13 Shtator 2021, 15:06

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që socialistët të mos bien pre e provokimeve të Opozitës dhe të mos merren me ta.  Mësohet se gjatë mbledhjes së z...