‘Antisemitizmi është ende i fshehur në Evropë’, Papa Françesku jep mesazhin pas takimint me Orban
12 Shtator 2021, 13:21Nga DOSJA
HUNGARI- Papa Françesku është takuar në Budapest me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, gjatë një vizite të shkurtër në këtë shtet.
Papa Françesku ka paralajmëruar se kërcënimi i antisemitizmit është “ende i fshehur” në Evropë, gjatë një udhëtimi të shkurtër në Hungari, ku foli pasi takoi kryeministrin populist dhe anti-emigrant të Hungarisë, Viktor Orban, me të cilin ka dallime të mëdha në çështjen e refugjatëve.
Sipas BBC, Orban është akuzuar gjithashtu për një qëndrim antisemitik, por ai ka thënë se kjo është “thjesht qesharake”.
Vatikani tha se takimi është mbajtur në një atmosferë “të përzemërt” dhe zgjati 40 minuta, më shumë se sa ishte paraparë.
“Në mesin e shumë tema është diskutuar edhe për rolin e kishës në shtet, për zotimet për të mbrojtur mjedisin, për të mbrojtur dhe promovuar familjen”, tha Vatikani përmes një deklarate.
Kjo është vizita e parë e një pape bërë Hungarisë që prej se Papa Xhon Pali II vizitoi këtë shtet më 1996.
Roli i Kishës, mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i familjes ishin ndër temat e diskutuara, tha Vatikani.
Papa më vonë dha një mesazh përfshirjeje dhe vëllazërimi për udhëheqësit e krishterë dhe hebrenj, duke përdorur simbolikën e Urës së Zinxhirit përtej Danubit, aktualisht duke u riparuar, për të nënvizuar mesazhin e tij.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Sërish bilanc negativ në Kosovë ku në 24 orët e fundit 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.Sipas njoftimit të Minitrisë...
ITALI – Patrizio Bianchi, Ministri italian i arsimit ka thënë në Ditën e Unitetit Kombëtar në Bolonjë se qeveria italiane do i përmbahet angazhimit të saj për...
SHBA – Fqinjët e zhurmshëm mund të kthehen në një fenomen mjaft bezdisës dhe shpesh nuk dimë çfarë zgjidhje t’i japim këtij problemi.Mesa duket Mav dhe M...
SHBA – Jonathan Newell, gjykatësi amerikan 50 vjeçar, vrau veten të premten në mëngjes me armë pikërisht sapo policia do të futej në shtëpinë e tij për t...
GREQI– Tërmet me magnitudë 4 ballë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Atikës. Tërmeti u regjistrua, sipas Institutit Gjeodinamik, 10 km në veri-verilindje të k...
Mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë shëndetësorë në mbarë Poloninë po protestojnë në Varshavë kundër uljes së pagave dhe kushteve të këqija të punës, teks...
Sipas kompanisë ruse Gazprom, tubacioni i diskutueshëm në Detin Baltik për gazsjellësin Nord Stream 2 është gati. Ndërtimi i Nord Stream 2 përfundoi të premten ...
Në metropolet gjermane po rriten qiratë. Si mund të sigurohen banesa me qira të moderuara? Kjo shqetësoi shumë njerëz duke i detyruar ata të protestojnë. Në Ber...