Bota

Vijon bilanci i rënduar në Kosovë, shënohen 23 viktima dhe 424 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve

12 Shtator 2021, 13:11 Nga DOSJA
Vijon bilanci i rënduar në Kosovë, shënohen 23 viktima dhe

KOSOVË- Sërish bilanc negativ në Kosovë ku në 24 orët e fundit 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

Sipas njoftimit të Minitrisë së Shëndetësisë gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 424 raste të reja pozitive.

Sipas njoftimit të MSH-së në 24 orët e fundit janë shëruar 1324 qytetarë.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.

Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.

Në total numri i rasteve aktive është 17.625.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll