Bota

Drejtori i OBSH në Europë pesimist për vaksinat: Nuk do t’i japin fund pandemisë

10 Shtator 2021, 20:54 Nga DOSJA
Drejtori i OBSH në Europë pesimist për vaksinat: Nuk do t’i

Kryetari i OBSH në Europë u shfaq pesimist mbi mundësinë që vaksinat të sjellin fundin e pandemisë, për shkak të varianteve të reja të cilat shkatërojnë shpresën e imunitetit të tufës.

Hans Kluge mendon se covid-19 mund të jetë mes nesh për vite me rradhë, ndaj ekipet shëndetësore duhet të zbulojnë si të përshtasin gradualisht strategjitë për krijimin e vaksinave.

Ai theksoi se pandemia mund të përfundojë kur të jenë vaksinuar të paktën 70% e popullsisë së botës.

“Një nivel shumë i lartë i vaksinimit është ende i nevojshëm për të shmangur presionin mbi sistemet tona shëndetësore, të cilët kanë nevojë urgjente për trajtimin e sëmundjeve të tjera përveç covid”, tha Kluge.

Epidemiologët mendojnë se nuk është e mundur që imuniteti i tufës të arrihet vetëm nëpërmjet vaksinave, edhe pse ato vazhdojnë të luajnë një rol kyç në këtë situatë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kryetari i obsh pesimist per vaksinat kryetari i obsh pesimist per vaksinat

Sondazh

Poll