Politike

Çfarë po ndodh? Nikolla në krye të Kuvendit, presidenti Meta e uron për detyrën e re, jep këshillat e fundit: Humbëm 2 v

10 Shtator 2021, 17:01 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh? Nikolla në krye të Kuvendit, presidenti

TIRANË– Urim i papritur ky i presidentit Meta. Pasi Lindita Nikolla u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta e ka uruar me një mesazh në rrjetet sociale. Presidenti i vendit shkruan se janë mbyllur dy vite të errëta të historisë parlamentare të cilat kanë lënë pas pasoja të rënda dhe afatgjata për demokracinë.

Meta shkruan më tej se tani nuk ka më vlerë dhe kuptim asnjë bojkot, duke i fruar mbështetje Nikollës për bashkëpunim të përbashkët në funksion të demokracisë.

POSTIMI I METËS

Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

LAJMI KRYESOR: Betohen 140 deputetë/ Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare, PD gris fletët e votimit, LSI jo, përplasja e parë e Ramës me demokratët (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta lindita nikolla ilir meta lindita nikolla

Sondazh

Poll